Zyrtarizohen universitetet në Gjakovë, Gjilan e Mitrovicë


Kuvendi i Kosovës me 78 vota për, asnjë kundër dhe tre abstenime ratifikoi vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e Universiteteve Publike në Gjakovë, në Gjilan dhe në Mitrovicë, si institucione publike të arsimit të lartë.
Po ashtu me 65 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe Statutin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe atij “Haxhi Zeka” në Pejë.