Njoftim...!!!








Projekti “Higher KOS – Promovimi i zhvillimit institucional në arsimin e lartë dhe në shkencë në Kosovë” organizon vizitë studimore në Austri


Projekti “Higher KOS – Promovimi i zhvillimit institucional në arsimin e lartë dhe në shkencë në Kosovë” është projekt i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, ndërsa implementohet nga një konzorcium austriak me shumë përvojë, i përbërë nga World University Service Austria (WUS Austria), si partner udhëheqës, si dhe nga Center for Social Innovation (ZSI) dhe Austrian agency for international mobility and cooperation in education, science and research (OeAD). Me qëllim të përmirësimit të sistemit të arsimit të lartë në Kosovë, po edhe të atij shkencor, projekti është i përqendruar në tri fusha tematike: 1. Cilësisë në edukim, 2. Promovimit të hulumtimeve shkencore dhe 3. Menaxhimi i cilësisë dhe qeverisja.
Në kuadër të fushës së tretë tematike, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së menaxhimit, para së gjithash në fushën e menaxhimit të financave, projekti organizon një vizitë studimore në Austri, në institucione të ndryshme qeverisëse, si në Ministrinë Federale të Financave, në Ministrinë e Shkencës dhe Hulumtimeve, në Universitetin e Vjenës e në shumë institucione të tjera të arsimit të lartë. Të ftuar në këtë vizitë studimore, e cila do të organizohet nga data 4 deri më 8 qershor 2013, do të jenë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të arsimit të lartë në Kosovë, si nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, nga Universiteti i Prizrenit dhe nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.