Raporti i Universitetit të Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ – Efektiviteti në komunikimin e brendshëm


Raporti i Universitetit të Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ – Efektiviteti në komunikimin e brendshëm  - Admin: Qendrim HANQ Xhylani

Mesazhi i rektorit:
 
Personalisht do të doja të falënderoja të gjithë ju të cilët keni marrë pjesë në ketë anketë e cila u krijua si matje bazë e asaj se si Universiteti i Prishtinës’’Hasan Prishtina’’ aktualisht është duke përmbushur në lidhje me komunikimin e brendshëm.
 
Në mënyrë që të arrihet një domethënie statistikore (siç përcaktohet nga besimi 95% dhe diferenca 5% e gabimit) ishte e nevojshme të marrim përgjigje nga minimalisht 270 të anketuar. Me tu mbyllur sondazhi ka pasur 321 shënime dhe komente të dorëzuara.
Edhe njëherë dua t’ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj.
 
Ne kemi drejtuar 8 pyetje nga një gamë mekanizmash të ndryshëm me të cilat institucionet kryesore kryejnë komunikimet e brendshme me palët e interesit. Sipas shkalles 5-pikëshe të përdorur në anketë, rezultatet më të mëdha se 3.0 për çdo pyetje tregojnë performancën kompetente. Ne shënuam më pak se 3.0 pikë tek secila prej 8 pyetjeve me pika që vijojnë nga 1,95 në 2,95.
 
Në lidhje me këtë performancë unë nuk jam shumë i shqetësuar me faktin ku ishim dje, por ku do të shkojmë nesër. Ne jemi këtu për të dëgjuar zërin tuaj - por edhe më e rëndësishmja, ne jemi këtu për të marrë masa bazuar mbi atë që ju jeni duke thënë. Tabela e mëposhtme rendit veprimet të cilat ne planifikojmë dhe datat që ne kemi për objektiv në mënyrë që të përmirësojmë komunikimin e informacionit e që është me rëndësi për ju.
Tani që niveli bazë i performancës në lidhje me komunikimet është themeluar ne do të ri-administrojmë të njëjtën anketë në maj 2014, në mënyrë që të mund të vlerësojmë shkallën e përmirësimit të këtyre iniciativave dhe aftësisë tonë për të përmbushur pritshmëritë tuaja në komunikimin e brendshëm.