MËNYRA E PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE ne Fakulteti Ekonomkik




MËNYRA E PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE 

I.  Përzgjedhja e kandidatëve për të gjitha fakultetet e poshtëshënuara: 
          Fakultetit  Filozofik;  Fakultetit të  Filologjisë;Fakultetit  Juridik;Fakultetit  Ekonomik;Fakultetit të 
Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës;Fakultetit të Mjekësisë;Fakultetit të Arteve;Fakulteti i Shkencave Sportive; 
Fakulteti i Edukimit, do të bëhet sipas kritereve si në vijim 
a.  Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme e nuk kanë pasur provim 
të maturës: 
Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 
- Suksesi në shkollën e mesme deri në 20 pikë dhe 
- Suksesi në provim pranues deri në 80 pikë. 
b.  Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme dhe e kanë dhënë me 
sukses provimin e maturës: 
Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 
- Suksesi në shkollën e mesme deri në 20 pikë, 
- Suksesi në maturë deri në 50 pikë dhe 
- Suksesi në provimin pranues deri në 30 pikë. 


II.  Përzgjedhja e kandidatëve për të gjitha fakultetet e poshtëshënuar:  

Fakultetin  e Shkencave Matematike-Natyrore;  Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike; 
Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike;Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë;Fakultetin e Gjeoshkencave dhe 
Teknologjisë në Mitrovicë;Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Mitrovicë dhe Fakultetin e Shkencave të 
Aplikuara në Ferizaj, do të bëhet sipas kritereve në vijim: 
               Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme e nuk kanë pasur provim të maturës: 
Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 
1. Suksesi në shkollën e mesme deri në 20 pikë 
2. Suksesi në provimin pranues deri në 80 pikë. 
a.  Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme dhe e kanë dhënë me 
sukses provimin e maturës:  
Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë. 
1. Suksesi në shkollën e mesme deri në 20 pikë  
2. Suksesi në maturë deri në 50 pikë  
3.  Suksesi në provimin e maturës nga lëndët me përparësi për regjistrim në fakultet deri në 30 
pikë. 
Lëndët me përparësi për regjistrim në fakultet janë të  shënuara  në pjesën e konkursit ku bëhet 
fjalë për secilin prej këtyre fakulteteve. 
Secila dëftesë e shkollës së mesme të lartë vlerësohet mbi bazën e suksesit më së shumti me pesë 
pikë. 
Për kandidatët nga pika I.a,  në provim pranues, prej 80 pikëve, 40 pikë mund të arrihen nga pjesa 
teorike dhe 40 pikë nga pjesa praktike. 
Për kandidatët nga pika I.b, në provim pranues, prej 30 pikë, 15 pikë mund të arrihen nga pjesa 
teorike dhe 15 pikë nga pjesa praktike. 
Të drejtë radhitjeje përkatësisht pranimi, sipas pikave  a dhe b kanë vetëm kandidatët që arrijnë 
30% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues. 
Fakultetet e organizojnë mbajtjen e provimit pranues më së shumti në tri lëndë mësimore, të cilat i 
caktojnë vetë fakultetet. 
Fakultetet me specifika të veçanta organizojnë provim praktik në lëndë dhe disiplina përkatëse. 
Nëse numri i pikëve te disa kandidatë është i barabartë, zgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë 
të suksesit të përgjithshëm nga shkolla e mesme. Nëse edhe pas kësaj do të kemi të njëjtën dukuri, merret 
suksesi nga lëndët e ngushta profesionale. Nëse dukuria e numrit të barabartë të pikëve përsëritet, zgjedhjen 
e kandidatëve (deri te numri i paraparë për regjistrim) do ta bëjë Komisioni përkatës i fakultetit. 
Fakultetet janë të obliguara që tërë listën e kandidatëve,  të cilët kanë konkurruar t’ia dërgojnë  
Rektoratit të Universitetit dhe ta publikojnë në Ueb faqen e fakultetit. 
Për funksionimin e departamentit, seksionit, degës apo drejtimit të fakultetit është i nevojshëm 
numri minimal prej 20 studentëve, përveç Fakultetit të Arteve, ku grupi mund të formohet edhe me më pak 
studentë. 
Regjistrimi i studentëve të pranuar në vitin e parë bëhet në Administratën Qendrore të 
Universitetit, sipas orarit të përcaktuar me këtë konkurs