49000 studentë të UP-së bëhen me adresa elektronike të Universitetit


49000 studentë të UP-së bëhen me adresa elektronike të Universitetit

Ideja fituese e Avdyl Gashit, në sfidën e Universitetit të Prishtinës’’Hasan Prishtina’’ në Facebook për ta përmirësuar mënyrën e komunikimit mes profesorëve, studentëve dhe personelit tëUP-së, për sugjerimin e tij, që të gjithë studentëve t’u krijohen e-mail adresa zyrtare të Universitetit, tashmë është jetësuar nga ana e menaxhmentit të UP-së, ku 49000 studentë janë bërë me adresa elektronike të Universitetit.   Admin: Qendrim HANQ Xhylani

Për tu kyçur në e-mailin zyrtar, studentët duhet hapur linkun: http://mail.uni-pr.edu, ku pastaj secili mund të kyçet duke përdorur si username: emri.mbiemri (p.sh.Genc.Morina) dhe fjalëkalimin e përkohshëm: hasan.prishtina

E-mailat zyrtar për të gjithë studentët janë emri.mbiemri@uni-pr.edu (Genc.Morina@uni-pr.edu).

Në rast të problemeve teknike me e-mail dhe fjalëkalimit, studentët mund t’i drejtohen zyrës së IT-së, në administrator@uni-pr.edu

Ky projekt, i cili ka qëllim reformimin e UP-së, vjen në kuadër të nismës së Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar – Misioni në Kosovë (USAID/Kosova) dhe Zyrës së rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.