Information
Ligjërata nga Grand Thornton.
Me dt. 24.05.2013, në ora 09:30-11:00, në Fakultetin Ekonomik është mbajtur ligjërata e organizuar nga Grand Thornton dhe Fakulteti Ekonomik, nga Amer Ali - Partner në Grand Thornton dhe Visar Bytyqi - Menaxheri i konsulltimeve në Grand Thornton. Në ligjëratë kanë marrë pjesë studentët e vitit të tretë të Fakultetit Ekonomik të Departamentit Banka, Financa dhe Kontabilitet, si dhe Departamenti i Kontabilitetit, ndërsa ligjerata është udhëhequr nga prof. Hysen Ismajli. Studentëve ju është ofruar një mundësi që të angazhohen së pari në praktikë, me mundësi vazhdimi punëtor të rregullt.