Prezantimi dhe pjesëmarrja e studentëve të Fakultetit Ekonomik të UP-së në Forumin ekonomik të studentëve të AUK-ut.
Me dt. 02.05.2013 Klubi i Ekonomistëve në Universitetin Amerikan Të Kosovës (AUK) ka organizuar Forumin e parë ekonomik të studentëve, ku janë prezantuar dhe diskutuar tema lidhur me çështje të rëndësishme ekonomike në Kosovë. Në Forum kanë marrë pjesë studentë nga Universitete të ndryshme vendore.
Fakultetin Ekonomik e kanë përfaqësuar: Kaltrina Latifi (studente e vitit të II-të, BF) , Yllresa Shala (studente e vitit të II-të, BF) dhe Jetmir Krasniqi (student i vitit të dytë, MXH),të cilët kanë prezantuar punimin me temën " Papunësia në Kosovë " .
Studentët kanë prezantuar para publikut të gjerë të përbërë nga profesor dhe studentë në mesin e të cileve ishin prezent edhe studentë të tjere nga Fakultetit Ekonomik i UP-së. Prezantimi është përcjellur me sesionin për pyetje dhe diskutim.
Pjesëmarrjen e studentëve nga Fakulteti Ekonomik e ka organizuar Këshilli i studentëve të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.